Sa para kanë shqiptarët në banka?

Zhvlerësimi i euros ndaj lekut nuk e ka zbehur besimin që shqiptarët kanë tek monedha evropiane.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, depozitat në euro u rritën me gati 9.5 për qind duke kapërcyer për herë të parë shifrën 4 miliardë euro.

Të dhënat tregojnë se euro vazhdon të mbetet monedha kryesore ku shqiptarët preferojnë të ruajnë kursimet e tyre dhe kjo tendencë nuk është përmbysur as nga rënia e ndjeshme e monedhës evropiane kundrejt lekut, as nga programi i deeuroizimit.

Vetëm vitin e kaluar monedha evropiane u zhvlerësua me gati 7.3 për qind kundrejt lekut duke rënë nga 133.2 lekë që ishte në 123.4 lekë aktualisht. Paralelisht në fillim të 2018-ës, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shpallën nisjen e një fushate ligjore që synonte rritjen e përdorimit të lekut në ekonominë shqiptare dhe uljen e përdorimit të euros.

Një nga masat kryesore të këtij programi është dekurajimi i kursimeve në euro duke ja u bërë bankave private më të kushtueshme mbajtjen e depozitave në monedhën evropiane.

Për shkak të këtyre masave, shumë nga bankat private kanë ulur ndjeshëm interesat për depozitat në euro, madje duke i zbritur edhe ne terren negativ., transmeton topchanel. Por pavarësisht kësaj, shqiptarët vazhdojnë të preferojnë euron si monedhën kryesore për të ruajtur kursimet e tyre, ndërkohë që depozitat në lekë vitin e kaluar ranë me 3.5 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi