Rutte: Nevojitet të dihet e vërteta mbi gazetarin Khashoggi

Kryeministri holandez, Mark Rutte, porositi se e vërteta rreth vrasjes së gazetari saudit, Jamal Khashoggi, është e nevojshme.

Duke e komentuar në Danimarkë vrasjen e gazetarit dhe kolumnistit të “Washington Post”, kryeministri holandez tha se ka ende pyetje për atë që ndodhi saktësisht.

“Është e nevojshme të gjendet e vërteta: Çfarë ka ndodhur saktësisht? Kush është përgjegjës? Është e nevojshme për të kryer një hetim të madh” tha Rutte. Ai konsideron se vrasja është “tepër e trishtuar”.

Arabia Saudite mbrëmë njoftoi se gazetari Khashoggi ka vdekur pas grindjes në konsullatën saudite. Sipas të dhënave të televizionit shtetëror saudit, 18 shtetas të Arabisë Saudite janë arrestuar për shkak të lidhjeve me vdekjen e Khashoggit në konsullatën e këtij shteti në Stamboll.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Khashoggi njihej si kritik i politikave të udhëhequra nga pushteti aktual i Arabisë Saudite dhe mbështeti “Al Watan”, e cila është platforma kryesore e reformatorëve sauditë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi