“Rusia tenton të prishë marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s”

Zëdhënësja e Departametit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, duke komentuar deklaratën e Moskës zyrtare, ku siç pretendohet, është thkesuar se “dërgimi i pakontrolluar i armëve moderne të SHBA-së, ka shtyrë Turqinë në operacion”, tha se deklarata të tilla paraqesin propagandë.

“Deklaratat e Rusisë jo vetëm që nuk ndihmojnë, por në të njëjtën kohë paraqesin propagandë. Tentojnë të prishin marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s”, ka thënë Nauert në konferencën e përditshme për media.

Ajo theksoi se Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu kishin, siç tha ajo, bisedë “shumë serioze dhe të hapur” në lidhje me operacionin në Siri.

“Shprehim shqetësim serioz. Treguesi më i mirë i kësaj janë tre telefonata të realizuara gjatë kësaj periudhe”, ka thënë Nauert.

Ajo tha se Afrin më parë ishte “mund të thuhet një zonë e qëndrueshme”.

“Megjithatë, tani nuk mund të thuhet se është një vend i qëndrueshëm. Ne jemi shumë të shqetësuar. Ne të gjithë duhet të përqendrohemi kundër DEASH-it. Do të ishte problem i madh nese largojmë nga shënjestra DEASH-in dhe aty fusim kurdët”, tha Nauert.

Në fund, ajo theksoi se çështja e Afrinit është një nga çështjet më të rëndësishme në axhendën e Sekretarit amerikan të Shtetit.

Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë (TSK), të shtunën filluan operacionin “Dega e ullirit” në rajonin e Afrinit, në veri të Sirisë, i cili synon eliminimin e elementit terrorist PYD/PKK.

Operacioni në Afrin është nisur në kuadër të ligjeve turke të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), veçanërisht ato në lidhje me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014). Turqia gjithashtu i referohet nenit 51 të marrëveshjes së OKB-së, përkatësisht “të drejtës për vetëmbrojtje”. Operacioni kryhet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi