• Home
  • BOTA
  • Rusia synon të zgjerojë projektet bërthamore jashtë vendit
BOTA

Rusia synon të zgjerojë projektet bërthamore jashtë vendit

Spread the love

 

Rusia po zgjeron projektet e saj të centraleve bërthamore jashtë vendit.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, vendi po shqyrton projekte të reja në Bullgari, Arabi Saudite dhe Bolivi.

Kompania ruse e energjisë bërthamore shtetërore RosAtom, e themeluar në vitin 2007, në faqen e saj të internetit tha se është e angazhuar në 44 projekte në mbarë botën, që do të kushtojnë deri në 133 miliardë dollarë.

TASS tha se presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij bolivian, Evo Morales, konfirmuan se janë interesuar në rritjen e bashkëpunimit të mbrojtjes.

Rusia dhe Bolivia nënshkruan një marrëveshje ushtarake për bashkëpunim teknik në shkurt të vitit 2009 dhe ministrat e tyre të Mbrojtjes nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes në shtator të vitit 2016.

Investimet e Rusisë në projekin prej 200 kilovatësh në këtë vend të Amerikës Jugore pritet të arrijnë të paktën 300 milionë dollarë.

Sipas kompanisë RosAtom, objektet e para të Qendrës për Kërkimin dhe Teknologjinë Bërthamore në Bolivi është planifikuar të bëhen operacionale në vitin 2019.

Veçmas, në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) të vitit 2008, të mbajtur më 9-10 qershor në qytetin kinez Qingdao, presidenti uzbek Shavkat Mirziyoyev dhe presidenti Putin diskutuan ndërtimin e një stacioni të energjisë atomike në rajonin Navoi të Uzbekistanit, në lindje të vendit.

RosAtom do të ndërtojë këtë termocentral në rajonin Novoi.

Të premten e kaluar, agjencia federale ruse e lajmeve FAN njoftoi se Rusia gjithashtu ka nënshkruar kontrata me Kinën lidhur me ndërtimin e dy njësive më reaktive në centralin bërthamor Tianwan në provincën Juangsu të Kinës, si dhe lidhur me zgjerimin e dy reaktorëve në centralin bërthamor Xuidapu në Liaoning të Kinës.

Rusia po ashtu ka planifikuar të ndërtojë dy kapacitete me 1.200 megavat energji elektrike në Rooppur të Bangladeshit. Njësia e parë do të porositet në vitin 2023 dhe e dyta do të vihet në shërbim në vitin 2024.

RosAtom gjithashtu do të ndërtojë katër reaktorë të energjisë në El Dabaa në rajonin Matrouh të Egjiptit në bregdetin e Mesdheut.

Kompania ruse gjithashtu do të ndërtojë centralin bërthamor Akkuyu NPP të Turqisë në provincën Mersin, që ka katër njësi me një kapacitet total prej 4.800 megavat.

Related posts

Nafta e papërpunuar shënon ulje të çmimit në tregun ndërkombëtar

dritatv

Ushtria izraelite arreston 11 palestinezë

dritatv

Komuniteti Druze në Izrael do të apelojë ligjin “shtet hebre”

dritatv

Leave a Comment