Rusia, sot në zgjedhjet presidenciale: ja kush janë “7 xhuxhat” që garojnë me Putin

Rreth 110 milionë rusë janë thirrur sot për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit, por sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë asgjë të re.

Vladimir Putin, edhe pse garon me 7 kandidatë të tjerë pritet të marrë 70% të votave, ndërkohë që kreu i Kremlinit ka si synim edhe një tjetër shifër të rëndësishme, atë të 70% të pjesëmarrjes në votime, pasi çdo abstenim i mundshëm do të merret si shenjë proteste nga mungesa e alternativave reale.

Opozitari kryesor rus, Aleksej Navalny nuk u lejua të marrë pjesë në zgjedhje.

Por 7 kandidatët e tjerë janë konsideruar nga opinion kritik ndaj Putinit si “7 xhuxhat” e përzgjedhur nga presidenti rus.

Dy suprizat e fushatës zgjedhore kanë qenë kanidaturat e Pavel Grudinin dhe Ksenija Sobcjak. Grudinin është fytyra e re e Partisë Komuniste, që deri tani përfaqësohej në votime nga Ghennadj Zjuganov.

E çuditshme figura e “komunistit-kapitalist”, Grudinin, i thirrur edhe “mbreti i luleshtrydheve”, pasi është objekti kryesor i ndërmarrjes së tij agroushqimore.

Sobcjak është e vetmja grua në garë, drejtuese televizive dhe e përkëdhelura e Presidentit rus.

Ka dy veteranë në garë, Vladimir Zhirinovskij, nacionalisti i Partisë Liberaldemokrate që kandidon për të gjashtën herë dhe liberali Grigorij Javlinskij, kreu i Jabloko që garon për herë të tretë.

Për komunistët kandidon edhe Maksim Surajkin, që përfaqëson një parti të re komuniste në vend. Gjithashtu në garë figurojnë edhe Boris Titov, përfaqësuesi i biznesmenëve si dhe nacionalisti Serghej Bubarin.

Vetëm një kandidat është paraqitur si i pavarur dhe ai është Vladimir Putin.

Votimet u hapën mbrëmë vonë në ekstremin lindor të Rusisë në Kamtchatka dhe mbyllën në orë 20.00 në ekstremin Perëndimor që është Kalingradi, një enklavë në kufi me Poloninë dhe Letoninë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi