Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e shtyrë numrin e përgjithshëm në 405.843, thuhet në deklaratën e ekipit të urgjencës.

Vdekjet janë pak më nën mesataren e kësaj jave, por sërish vazhdojnë të jenë mbi 100 çdo ditë. Që nga dita e djeshme, nga infeksioni jetën humbën 138 persona, duke e çuar numrin e vdekjeve në 4.693.

Numri i të shëruarve gjithashtu regjistroi nivelin më të ulët të javës, me 4.414 të liruar nga spitali gjatë 24 orëve të fundit, krahasuar me 8 mijë që raportoheshin çdo ditë që nga e hëna.

Të shtunën, Ministria ruse e Shëndetësisë miratoi zyrtarisht ilaçet Avifavir për trajtimin e pacientëve me koronavirus, megjithëse faza e fundit e testimit nuk ka përfunduar ende.

Sipas rezultateve të fazës së parë të provave klinike, Avifavir nuk tregoi efekte anësore të reja ose të paregjistruara më parë dhe efektiviteti i tij ndaj COVID-19 ishte më i lartë se 80 për qind.

Faza përfundimtare filloi më 21 maj, ndërsa 330 pacientë të infektuar nga koronavirusi vullnetarisht u paraqitën të marrin pjesë në testim.

Të martën, qeveria tha se përhapja e virusit kishte arritur në nivel “të qëndrueshëm” dhe të kontrolluar dhe filloi të heqë kufizimet brenda vendit, duke mbajtur në fuqi ndalesën e hyrjes së të huajve në vend, si dhe pezullimin e udhëtimeve ndërkombëtare ajrore dhe hekurudhore.

Dy zyrtarë të lartë rusë janë duke u trajtuar nga koronavirusi, ndërsa katër të tjerë janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Në Kinë vdesin edhe 14 persona nga koronavirusi

Kina bëri të ditur sot se 14 persona tjerë kanë vdekur të dielën nga koronavirusi, ndërsa 16 raste të reja u raportuan në të...

Kryemadhi: Banorët e Unazës së Re janë heronj të vërtetë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat drejtuese të LSI së Tiranës, i ka bërë thirrje anëtarëve të LSI, por edhe të...

VV nuk ndryshon qëndrim për demarkacionin: Nisni bisedimet me Malin e Zi, korrigjoni gabimin

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur edhe njëherë qëndrimin e saj lidhur me demarkacionin me Malin e Zi. Ata shprehen se kjo marrëveshje nuk do...

Së fundi

Hoti: Nuk do të hezitoj ta kërkoj. Thaçi: Qytetarët të zbatojnë masat rigorozisht

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus. Nga foltorja e Kuvendit, Hoti...

Hajdari paralajmëron krijimin e partisë së re: Shqiptarët duan një alternativë tjetër

Një ditë pas daljes publike të liderit të PD-së Lulzim Basha për listat e hapura, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, vjen një reagim...

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish= kryeministrin Zoran...