Rusia refuzon propozimin për “zonë të sigurt ndërkombëtare” në Siri

Rusia nuk e sheh si të nevojshëm krijimin e një zone të sigurt nën kontroll ndërkombëtar në veri të Sirisë, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergey Vershinin.

Duke folur për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti, Vershinin tha se vendi i tij është kundër propozimit të Gjermanisë për zonën e sigurt ndërkombëtare.

“Mendojmë se marrëveshja e arritur në Soçi është zgjidhje për problemin në verilindje të Sirisë”, tha Vershinin, duke iu referuar marrëveshjes së arritur dje midis Turqisë dhe Rusisë pas takimit në qytetin bregdetar rus Soçi ndërmjet liderëve të dy vendeve, Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin.

“Nuk e shohim të nevojshmëm krijimin e zonës nën kontroll ndërkombëtar këtu”, shtoi zëvendësshefi i diplomacisë ruse.

Ndryshe, ministrja gjermane e Mbrojtjes më herët propozoi formimin e një “zone të sigurt nën kontroll ndërkombëtar” në veri të Sirisë.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Më 17 tetor, Turqia dhe SHBA arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin antiterrorist në mënyrë që të mundësohet tërheqja e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurt.

Dje, presidenti turk Erdogan dhe homologu i tij rus Putin zhvilluan një takim në qytetin bregdetar rus Soçi vetëm disa orë para përfundimit të pauzimit të operacionit turk, ku Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas të cilës, brenda 150 orëve terroristët e YPG/PKK-së do të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë.

Marrëveshja po ashtu parashikon patrullime të përbashkëta të forcave të sigurisë nga Turqia dhe Rusia në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Padia e Metës ndaj Dvoranit, merret në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, Vitore Tusha

Vitore Tusha kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, ka dëshmuar sot në Prokurori lidhur me kallëzimin penal...

700 kosovarë për çdo vit sëmuren nga tuberkulozi

Megjithëse ka pasur avancim dhe ulje të të sëmurëve nga tuberkulozi, në Kosovë ende numri që marrin këtë sëmundje është shumë i lartë. Lulzim Çela...

Thirrje presidentit Erdogan nga Guta Lindore

Kuvendi komunal në Gutën Lindore, rajon i cili mbahet nën rrethimin e regjimit të Bashar Asadit në Siri, i ka bërë thirrje presidentit të...

Së fundi

Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

https://youtu.be/3HFTOVxGm-A 181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri...

Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...