Rusia pretendon se sulmi kimik në Siri ka qenë i “inskenuar”

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka mbrojtur idenë e tij se sulmi kimik i ndërmarrë në zonën Duma të Gutës Lindore në Siri ka qenë i “inskenuar”.

Lavrov ka bërë disa deklarata për BBC në lidhje me zhvillimet në rajon. Ai ka kundërshtuar pretendimet se vendi i tij ka kryer ndërhyrje (manipulime) në vendin ku është kryer sulmi kimik në Siri.

“Garantoj se Rusia nuk ka kryer ndërhyrje. Nuk mund të tregohem i vrazhdë me krerët e shteteve të tjera. Gjithashtu edhe ndaj presidentit të vendit tim nuk mund të jem i tillë, por ju përmendët liderët e Francës, Britanisë dhe SHBA-së. Nëse është e nevojshme që të flasim qartë, të gjitha provat që ata i referohen bazohen nëpër lajme dhe rrjetet e medias sociale”, tha Lavrov.

Duke pretenduar se në Duma nuk është përjetuar sulm kimik, Lavrov tha se “Ajo që është përjetuar, është që ngjarja është inskenuar”.

Më tej Lavrov ka bërë të ditur se forcat perëndimore duke përfshirë edhe Britaninë kanë mbyllur kanalet e komunikimit me Rusinë, ku për shkak të kësaj mangësie mes palëve, vendi i tij dhe perëndimi ndodhen në një situatë edhe më të keqe se nga ajo e Luftës së Ftohtë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi