Rusia pretendon për “krizë të besueshmërisë në Perëndim”

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, deklaroi se vendosja e sistemit të mbrojtjes raketore të SHBA-ve në Europë dhe përhapja e NATO-s në lindje ka shkaktuar krizë të besueshmërisë në rajonin Euro-Atlantik.

Lavrov në një fjalim të mbajtur në Takimin e Këshillit të 25-të të Ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) të organizuar në qytetin Milano të Italisë, kritikoi aktivitetet e NATO-s në kufijtë e saj lindor.

“Zgjerimi i NATO-s në mënyrë të pashqetësuar, rritja e potencialit mbi rajonin e quajtur krahu lindor i aleancës, vendosja e sistemit të mbrojtjes raketore të SHBA-ve në Evropë, sanksionet ilegale me arsyetime të fabrikuara, shkaktuan krizë të besueshmërisë në rajonin Euro-Atlantik”, tha ai.

Duke u shprehur se administrata e Kievit po mbrohet nga Perëndimi, Lavrov tha se “Është e habitshme që regjimi i Kiveit ka një paprekshmëri të plotë nga mbështetësit perëndimorë të cilët e falin atë dhe madje e justifikojnë. Kjo është e vlefshme edhe për përgatitjet aktive ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës në linjën e kontaktit Donbas dhe provokacionet e Forcave Detare të Ukrainës në Detin e Zi”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi