Rusia mund të blejë produkte ushqimore nga Turqia duke zëvendësuar Kinën

Rusia mund të importojë pemë, perime dhe ushqimore deti nga Turqia ose Maroku, duke zëvendësuar importet nga Kina për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

“Perimet, pemët dhe ushqimet e detit përbëjnë bazën e eksporteve ushqimore kineze në Rusi. Për momentin, vëllimet në rënie të produkteve ushqimore lehtë mund të zëvendësohen nga furnizimet e vendeve tjera, si Maroku dhe Turqia”, tha për agjencinë lokale të lajmeve TASS, Dmitry Vostrikov, kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Ushqimit në Rusi.

Shumë vende kanë pezulluar importet e tyre nga Kina pas shpërthimit të koronavirusit vdekjeprurës që deri më tani ka marrë jetën e 491 personave.

Sipas Vostrikov, gjithsej 453 mijë ton perime me vlerë 370 milionë dollarë janë importuan nga Kina në 11 muajt e parë të vitit 2019.

“Izraeli renditet e dyti në këtë sektor me 139 mijë ton me vlerë 135 milionë dollarë të importit. Turqia është në vendin e tretë me 136 mijë ton me vlerë 148 milion dollarë”, theksoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi