Rusia kundërshton projektrezolutën e KS-OKB-së për armëpushimin në Siri

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Vassily Nebenzia, tha se pa u bërë ndryshime nuk do të mbështesin projektrezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (KS-OKB-së), për një armëpushim humanitar njëmujor në Siri.

Regjimi i Asadit sulmon një jetimore në Gutën Lindore
10 fakte me atë çfarë po ndodh në Gutën Lindore
Thirrje presidentit Erdoğan nga Guta Lindore
Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh për të diskutuar për masakrat në Gutën Lindore nën rrethimin e regjimit të Asadit.

Nebenzia, duke e vlerësuar “jorealiste” projektrezolutën e propozuar nga Suedia dhe Kuvajti për armëpushim njëmujor në Siri, gjatë fjalës në KS-OKB, ai ka bërë të ditur se nuk ka një dakordim në lidhje me këtë projektrezolutë.

Ai ka theksuar se në këtë formë nuk do ta mbështesin projektrezolutën “për të cilën nuk ka dakordim” dhe se do të propozojnë disa ndryshime.

Në projektrezolutë kërkohet armëpushimi humanitar për 30 ditë dhe në rast se pranohet në KS-OKB do të hyjë në fuqi brenda 72 orëve dhe në 48 orët e mëpasshme kërkohet që të fillojnë ndihmat humanitare dhe evakuimet mjekësore.

Në lidhje me masakrat në Gutaën Lindore, Nebenzia ka pretenduar se atje po “luftohet kundër terroristëve” dhe se në Gutën Lindore ndodhen ende “mijëra terroristë”.

Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në OKB, Kelley Currie, ka akuzuar Rusinë se “pengon çdo përpjekje për të parandaluar gjakderdhjen në Gutën Lindore”.

Ndërsa Përfaqësuesi i Përhershëm i Suedisë në OKB, Olof Skoog, tha se sot në KS-OKB njerëzimi po testohet dhe se ata kanë një përgjegjësi të madhe për t’i dhënë fund krizës në Siri.

Në anën tjetër ndihmës sekretari i përgjithshëm për çështjet humanitare të OKB, Mark Lowcock, vuri në dukje se 50 civilë janë vrarë, 200 të tjerë janë plagosur si dhe 7 spitale janë vendosur në objektiv gjatë 24 orëve të fundit për shkak të konflikteve në vazhdim dhe sulmeve ajrore në Gutën Lindore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi