Rusia kundërshton formimin e Ushtrisë së Kosovës

 

 

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjatë ditës së enjte kritikoi ashpër idenë e krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, një strukturë që asnjëherë nuk i është afruar një strukture shtetërore, po e bën situatën edhe më të tensionuar”, tha Zakharova në një konferencë të rregullt për shtyp, duke komentuar deklaratat e bëra këtë javë nga Ndihmës Sekretari SHBA-së  për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell.

Mitchell, gjatë vizitës së djeshme në Beograd tha se Kosova “ka të drejtë të formojë Forca Profesionale që do të merren me sigurinë” dhe se kjo “nuk do të ishte një kërcënim për Serbinë dhe serbët”.

Ndërkaq, Zakharova sot shtoi se sipas saj “një faktor shtesë i paqëndrueshmërisë në kontinentin evropian ishte mënyra në të cilën u krijua struktura e Kosovës, qëllimet që u vendosën gjatë ndarjes së Kosovës nga territori i një shteti sovran dhe mënyra në të cilën kjo u shtye nga mediat dhe nga politika”, transmeton lajmi.net. Ndryshe, gjatë vizitës së djeshme në Beograd, Mitchell ripërsëriti qëndrimet e tij të ditura edhe në Prishtinë, që Kosova duhet t’a ketë ushtrinë e saj, dhe një gjë e tillë nuk mund t’i mohohet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi