Rusia këshillon Beogradin: Merreni këtë pjesë të Kosovës

Rusët e konsiderojnë “rrenë të kulluar” çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, se “Perëndimi dhe Prishtina nuk do të pranojnë që AKS-ja (Asociacioni i Komunave Serbe) të ketë pushtet ekzekutiv”, shkruan sot Danas” i Beogradit.

Është pyetje nëse AKS-ja do të themelohet fare në çfarëdo forme qoftë. “Disa qarqe politike në Moskë konsiderojnë se Beogradi para së gjithash duhet të insistojë në atë që t’i marrë komunat në veri të Kosovës, përkatësisht se në jug të Ibrit nuk mund të fitojë asgjë”, pohojnë diplomatët në të cilat thirret “Danas”.

Kjo gazetë shkruan se Rusia do të mbështesë të gjitha kërkesat të cilat do t’i formulojë Serbia zyrtare në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

I njëjti burim pohon se Moska dyshon seriozisht nëse Beogradi është fare i gatshëm që të japë dritën e gjelbër për anëtarësimin e Prishtinës (siç e quan Beogradi zyrtar e mediat e tij Republikën e Kosovës) në OKB. Por, nëse do të pranonte Serbia, kjo nuk do t’i shkonte përshtati Moskës, madje as prania e Prishtinës në OKB me statusin e vëzhgueses, meqë kjo do të forconte rolin e SHBA në Ballkan.

Rusët, për dallim nga BE dhe Gjermania që dëshirojnë zgjidhjen e shpejtë të nyjës së Kosovës, konsiderojnë se nuk duhet të pritet kurrfarë zgjidhjeje të shpejtë. “Danas”, si informacion të vetin, publikon se Moska nuk përjashton mundësinë e ngrirjes së bisedimeve midis Beogradit e Prishtinës për një kohë më të gjatë a më të shkurtër./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi