Rusia hedh poshtë akuzat për mbështetje të protestuesve në Francë

Autoritetet e Federatës Ruse kanë hedhur poshtë pohimet e disa mediave perëndimore për përzierje të pretenduar të këtij vendi në organizimin e protestave masive antiqeveritare në Francë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, deklaroi sot se akuzat rreth pretendimeve për mbështetje ruse të demonstratave franceze, të njohur si “jelekët e verdhë”, janë të pabaza dhe të pavërteta.

“Nuk jemi përzier dhe as që do të përzihemi në çështjet e brendshme të cilitdo vend, përfshirë edhe Francën. Respektojmë sovranitetin e Francës dhe angazhohemi për t’i avancuar marrëdhëniet tona bilaterale”, tha Peskov.

Më herët disa media perëndimore lajmëruan se shërbimi inteligjent rus ka ndihmuar demonstruesit francezë. “Këto janë vetëm shpifje dhe asgjë tjetër”, tha Peskov.

Mediat perëndimore po ashtu theksuan se në Twitter me ndërmjetësim të urdhrit të lidhur me Kremlinin është ushtruar presion ndaj opinionit publik në Francë.

Shefi i diplomacisë franceze, Jean – Yves Le Drien, tha se lidhur me këto informacione është ngritur hetim dhe se rastin do ta komentojë pas përfundimit të tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi