“Rusia e interesuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Turqinë”

 

 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se Turqia është një vend i madh dhe fqinji i Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Me Turqinë me të cilën kemi patur marrëdhënie të ndryshme gjatë shekujve ne jemi të interesuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira në mënyrë objektive”, tha Putin.

Ai në dokumentarin “Rendi Botëror 2018” të përgatitur nga gazetari rus Vladimir Solovyov ka bërë disa vlerësima në lidhje me çështjet rajonale, përfshirë edhe marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë.

Në lidhje me Lindjen e Mesme pasi vuri në dukje se shumë vende kanë interesa të ndryshme, Putin tha se “Krahas Iranit, Egjiptit, Turqisë, Izraelit, Jordanisë kanë interesa të tyre edhe forcat globale si SHBA-ja, Kina dhe India. Edhe Rusia gjithashtu ka interesat e saj. Gjëja e rëndësishme është të respektohen këto interesa të ndryshme në mënyrë që të ketë një qasje respektuese për interesat tona”.

Putin theksoi rëndësinë e dakordësimit në çështjen e Sirisë për të cilën Rusia, Turqia dhe Irani janë garantuese.

“Pa marrë parasysh se sa komplekse janë marrëdhëniet midis vendeve të rajonit, me Turqinë dhe Iranin jemi ulur së bashku në tryezë dhe ne jemi bërë garantues të disa marrëveshjeve për Sirinë dhe këto marrëveshje janë duke funksionuar”, tha presidenti rus.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi