Rusia dhe Egjipti do të diskutojnë për bashkëpunimin ushtarak

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu, do të diskutojë me zyrtarët egjiptianë për perspektivat e bashkëpunimit në fushën ushtarake dhe situatën në rajon.
“Serhey Shoigu ka mbërritur në Kajro për të marrë pjesë në sesionin e katërt të Komisionit Ushtarak të Bashkëpunimit Teknik Rusi-Egjipt”, bëri të ditur Ministria Ruse e Mbrojtjes përmes një deklarate me shkrim.

Shoigu do të takohet gjithashtu me homologun e tij egjiptian, Sedki Sobhy, për të diskutuar për bashkëpunimin ushtarak dypalësh. Sipas ministrisë, Shoigu pritet të takojë presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, për të shkëmbyer pikëpamjet mbi sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale.

“Në maj, gjatë negociatave me Sedki Sobhy në Kajro, Sergey Shoigu deklaroi se Rusia kishte propozuar projekte interesante të bashkëpunimit teknik-ushtarak”, thuhet në deklaratë.

Marrëdhëniet egjiptiane-ruse janë përmirësuar ndjeshëm që kur al-Sisi erdhi në pushtet në vitin 2014 pas përmbysjes së paraardhësit të tij Mohamed Morsi në një grusht shteti ushtarak./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi