Rusi, mijëra persona në protesta për liri të internetit

Mijëra persona janë mbledhur sot në Moskë në protestën “për liri të internetit”, pas vendimit të autoriteteve ruse për të bllokuar qasjen e aplikacionit Telegram dhe disa faqeve të caktuara të internetit.

Qytetarët të hënën u mblodhën në qendër të Moskës për të shprehur mospëlqimin për shkak të bllokimit të aplikacionit për shkëmbim porosish Telegram.

Autoritetet ruse bllokuan aplikacionin e popullarizuar që refuzoi të jepte korrespondencë tek përdoruesit për shqyrtim.

Telegram, themeluesi i së cilës është Pavel Durov, refuzoi ta bëjë këtë për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve. Ata premtuan se do ta mbajnë aplikacionin përkundër ndalimit.

Në tentimin për të bllokuar përdorimin e aplikacionit Telegram, rregulluesi rus i tregut të telekomunikacionit kërkoi nga provajderi i internetit që të bllokojë qasjen e IP adreseve të servisit të Telegramit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi