Rusi, afro 1 milion e 74 mijë të prekur nga COVID-19

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.073.849, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 18.785.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 5.529 raste të reja me virusin dhe 150 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 884.305, me 5.605 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 730 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 272.523, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 5.006, me 13 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 41,1 milionë teste, përfshirë 218 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Me uljen e numrit të rasteve, autoritetet kanë lehtësuar masat në një pjesë të madhe të vendit, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Më 1 shtator në Rusi filloi viti shkollor, ndërsa brenda institucioneve arsimore u bë e detyruar mbajtja e maskave dhe distancës fizike.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Hoxha: Investimet infrastrukturore për vitin 2018 në vlerë prej 3.4 miliardë euro

Këshilli Kombëtar për Investime i Republikës së Kosovës mbajti takimin e shtatë me radhë të kryesuar nga ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha dhe...

Mësoni disa nga shenjat më të pazakonta të stresit!

Nëse jeni nën stres kronik, trupi juaj është i ekspozuar ndaj nivelit të lartë të hormoneve të stresit nga dita në ditë. Stresi është faktori...

Protestë dhe bojkot mësimit, studentët vazhdojnë kundërshtimin për bursat

Pas protestave para MASHT dhe Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...