Ruhani: SHBA do të pendohet nëse tërhiqet nga marrëveshja bërthamore

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani tha se raketat e shtetit të tij nuk do të jenë temë e negociatave dhe se SHBA-ja do të pendohet në qoftë se do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore.

Ruhani i cili iu drejtua popullit në qytetin Sebzivar tha se aktivitetet raketore në kuadër të marrëveshjes bërthamore nuk do të bëhen temë e negociatave dhe se do të vazhdojnë të prodhojnë dhe të ruajnë armë dhe raketa.

“Ne nuk do të negociojmë me askënd në lidhje me armët e mbrojtjes. Do të vazhdojmë të prodhojmë dhe të ruajmë raketa dhe armë aq sa kemi nevojë”, tha Ruhani.

– “SHBA-ja do të pendohet”

Ruhani tha se SHBA-ja po merr vendime të gabuara për 40 vite në lidhje me Iranin. Ai pretendon se tërheqja e këtij shteti nga marrëveshja bërthamore do të jetë një gabim historik. “SHBA-ja do të pendohet nëse tërhiqet nga marrëveshja bërthamore”, tha ai.

Duke rikujtuar se dëshirojnë të krijojnë dialog me botën, Ruhani tha se e kanë të gatshëm planin në bazë të vendimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për tërheqjen apo jo nga marrëveshja bërthamore, për të cilin do të vendos ditën e shtunë.

Presidenti amerikan Trump disa herë ka thënë se do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Marrëveshja bërthamore është nënshkruar në vitin 2015 mes Iranit dhe shteteve P5+1 (SHBA, Britania e Madhe, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania) në periudhën e Barack Obamës si president i SHBA-ve.

Vendimi përfundimtar i Trump-it në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar pritet të shpallet më 12 maj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi