• Home
  • TEKNOLOGJI
  • Ruajtja e privatësisë online, ja disa këshilla për të mbrojtur të dhënat tuaja
TEKNOLOGJI

Ruajtja e privatësisë online, ja disa këshilla për të mbrojtur të dhënat tuaja

Spread the love

 

 

Skandali i fundit i mbledhjes së të dhënave të 50 milionë përdoruesve të Facebook, ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatin mbi privatësinë online.

Më poshtë do t’ju prezantojmë disa këshilla, nëpërmjet të cilave ju mund të ruani të dhënat tuaja.

  1. Përdoni një program kërkimi që nuk i regjistron kërkimet e bëra. Në këtë mënyrë, të dhënat tuaja as nuk do të regjistrohen e as nuk do të ndahen me palët e treta.
  2. Aktivizoni mbrojtjen kundër gjurmimit që gjendet në çdo browser.
  3. Kur instaloni aplikacione të ndryshme në telefonin tuaj, jepuni rëndësi opsioneve që zgjidhni për të aktivizuar.
  4. Në rrjetet sociale, plotësoni vetëm ato të dhëna që janë të detyrueshme dhe të domosdoshme. Mos e publikoni numrin e telefonit! Miqtë tuaj e dinë se si mund t’ju gjejnë.
  5. Pasi keni mbaruar punë, mbyllini të gjitha aplikacionet. Përveç se harxhojnë energji apo dobësojnë baterinë, disa prej këtyre aplikacioneve mund t’ju “dëgjojnë” dhe mund t’i transmetojnë diku tjetër të dhënat tuaja.
  6. Kur jeni në rrjetet sociale, mos pranoni ftesat e njerëzve që nuk i njihni!
  7. Mos luani lojëra, origjina e të cilave nuk është e sigurtë! Shpesh, këto lloj lojërash janë vetëm një mjet për të arritur te fotot dhe të dhënat tuaja. /tesheshi.com/

Related posts

Pixel 3 mund të jetë telefoni më i fuqishëm

dritatv

Apple mund të përdoret si pasaportë

dritatv

Apple patenton tastierën rezistuese ndaj pluhurit

dritatv

Leave a Comment