• Home
  • SHËNDETËSI
  • Rrushi me vlera të mëdha shëndetësore, ja nga cilat sëmundje na mbron!
SHËNDETËSI

Rrushi me vlera të mëdha shëndetësore, ja nga cilat sëmundje na mbron!

Spread the love

Të konsumuarit e rrushit arrin të ndihmojë në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Ky është përfundimi i arritur nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxheles pas përfundimit të një studimi të financuar nga Komisioni i Prodhuesve të Kalifornisë dhe i botuar në Revistën e Gerontologjisë Eksperimentale.

Sipas ekspertëve, të cilët kanë ndjekur një grup të njerëzve që paraqesin prishjen e hershme të kujtesës, konsumi i rrushit dy herë në ditë për gjashtë muaj zvogëlon rënien metabolike të zonave të trurit të shkaktuara nga sëmundja e Alzheimerit.

Efekte të dobishme kundër sëmundjes së Alzheimerit
Pjesëmarrësit e studimit u ndanë në dy grupe. Grupi i parë mori një trajtim pa polifenole e rrushit, ndërsa grupi tjetër mori trajtim me rrush të barabartë me rreth dy gota lëng rrushi në ditë.

Në fund të periudhës së studimit, ata që konsumonin rrushin treguan ndryshime pozitive në metabolizmin e trurit, të lidhura me përmirësimet e njohjes, vëmendjes dhe kujtesës.

Ndërsa ata që morën trajtim pa rrush treguan një rënie tek metabolizmi i rajoneve kritike të trurit të lidhura me sëmundjen e Alzhemeirit.

Polifenolet e rrushit, një trajtim i mrekullueshëm për shëndetin e trurit
Polifenolet e rrushit janë ata antioksidantë që sjellin kaq shumë përfitime.

Reduktimi i dëmtimit të qelizave të trurit së bashku me rrjedhjen e përmirësuar të gjakut ndikon pozitivisht në shëndetin e trurit dhe rrjedhimisht, sëmundjet që prekin atë, përfshirë Alzheimer.

Mundohuni ta përdorni sa më shumë dhe sa më gjatë gjatë periudhës kur rrushi është i gjendshëm në treg.

Resveratroli i rrushit është një tjetër antioksidant që kundërshton rënien e kujtesës, vështirësitë e të mësuarit dhe rëniet e humorit tipike të moshës së tretë.

Rrushi përmban vitaminë C, antioksidues dhe substanca stimuluese të imunitetit. Resveratoroli gjithashtu luan rol kryesor tek pastrimi i radikaleve të lirë dhe merr pjesë në formimin e kolagjenit.

Rrushi gjithashtu përmban vitamina të grupit B (B1 dhe B2), tonifikues të sistemit nervor./Kosova Post/

Related posts

Vetitë çudibërëse të kajsisë në shëndetin tonë!

dritatv

Mund të dobësoheni më shpejt! Drithërat që duhen shmangur

dritatv

Këto 10 ushqime kanë kalori të lartë

dritatv

Leave a Comment