Rruga Tiranë-Elbasan, Haxhinasto: Drejtova politikisht

Vetë ish ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i pyetur nga për hetimet e rrugës Tiranë-Elbasan, është shprehur se është i gatshëm të verifikohet.

Z. Haxhinasto ju shqetësojnë hetimet e Prokurorisë për rrugën Tiranë-Elbasan?

S’më shqetësojnë fare as hetimet, as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithëkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumentave që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm.
Por gjithashtu duhet t’ju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë.

Pse zgjodhët ta ndiqnit në Elbasan procesin ndaj zotit Xhika? Ka qenë vartësi juaj dhe akuzohet për abuzime.

Unë jam një qytetar i lirë dhe besoj një qytetar i lirë është i lirë të shkojë e të ndjekë një çështje gjyqësore, apo jo? Ka ndonjë problem mendoni ju?/Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi