Rruga me gropa Burrel-Klos, makth për drejtuesit e automjeteve

Rruga nacionale Klos-Burrel është amortizuar pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj prej 40 kilometrash. Gropat që mbushen çdo vit, pas dëborës dhe shiut hapen sërish.

Përveç gropave, në aksin rrugor Klos-Burrel shpesh herë ka patur rrëshqitje të dherave si pasojë e reshjeve, duke e bërë të pakalueshme për disa orë. Tashmë për drejtuesit e automjeteve, kjo rrugë është kthyer në një makth.

Drejtuesit e mjeteve, që u duhet të lëvizin më shpesh në këtë rrugë, thonë se ndërhyrja është urgjente pasi kostoja me të cilën duhet të përballen është shumë e lartë, ndërsa po i shkakton dëme edhe bujqësisë së zonës.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi