Rrudhat në ballë paralajmërojn një sëmundje, ja për kë bëhet fjalë

Njerëzit me rrudha të theksueshme në ballë mund të jenë më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, sugjeron një studim i ri.

Sipas një studimi 20-vjeçar të kryer në Francë, rrudhat e shumta në ballë mund të jenë si shenjë alarmi për probleme potenciale, si sëmundjet e zemrës apo goditja në tru. Personat që kanë shumë rrudha të theksueshme në ballë mund të jenë 10 herë më të rrezikuar të vdesin nga një sëmundje kardiovaskulare, shkruan autorja e studimit, Yolande Esquirol, profesoreshë e asociuar te “Centre Hospitalier Universitaire de Toulouse”.

Nuk dihet arsyeja e vërtetë e kësaj lidhjeje, megjithatë një teori është se mund të ketë të bëjë me ngurtësimin e arterieve në trup për shkak të formimit të pllakës bakteriale. Duke qenë se enët e gjakut në ballë janë shumë të vogla, ato mund të jenë më të ndjeshme ndaj formimit të kësaj pllake bakteriale.

Në studim theksohet se rrudhat nuk janë akoma një metodë e mirë për diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare – krahasuar me metodat aktuale si kontrolli i tensionit të gjakut dhe niveleve të lipideve dhe glukozës në gjak. Gjatë studimit, që ka zgjatur për 2 dekada, u analizuan të dhënat shëndetësore të 3200 personave. Studimi u prezantua në Konferencën Evropiane të Kardiologjisë në Mynih./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi