SHQIPERIA

“Rroftë Dako!”, PD: U provua se Vangjushi është peng i krimit

Spread the love

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, thotë se deklarata në gjykatë e kreut të bandës së “Avdyljave” se kishte miqësi me Vangjush Dakon duhet të kishte vënë sot në alarm prokurorinë, e cila duhet të niste menjëherë hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit.

Në një dalje për mediat nga selia blu, ai tha se Vangjush Dako ka mashtruar publikisht, kur ka deklaruar se me bandën e Avdylajve ka komunikuar vetëm gjatë fushatës elektorale.

Sipas tij, e vërteta është se ai ka miqësi me bandën që bën trafik ndërkombëtar droge nga Amerika latine në Europë, e ka përdorur bandën për të blerë vota dhe më pas i ka dhënë favore nga pushteti i tij dhe i Edi Ramës.

“Kreu i bandës së Avdylajve provoi sot se Vangjush Dako, është peng dhe nuk mundet ta mbajë në këmbë alibinë se ai komunikon vetëm me zgjedhësit dhe vetëm për interes të qytetarëve. Astrit Avdylaj u provoi sot shqiptarëve se me Dakon nuk qan vetëm hallin e votave, por edhe hallin e forcave speciale, kur i vijnë në derë, qan edhe hallin e marrjes së tenderave të punëve publike në Durrës, edhe marrjen e lejeve e licencave publike, ashtu si edhe regjistrimin e paligjshëm të pronave të paluajtshme”, u shpreh Boçi.

Ai shtoi se Edi Rama po tenton bllokimin e dosjes ‘339’, sepse me arrestimin e Dakos zbardhet me prova ligjore denoncimi i opozitës dhe konstatimi i vëzhguesve ndërkombëtarë se zgjedhjet e 2017-s u blenë.

Në mbyllje të fjalës së tij ai tha se, skema e Edi Ramës për ta paraqitur skandalin në të cilin janë përfshirë ai dhe uzurpatori i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako si një normalitet dhe akuzat si luftë politike, nuk do të funksionojë.

Kjo deklaratë vjen pasi teksa ka dalë sot para Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Astrit Avdyli deklaroi, “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, se aty i qaj hallet”.

Astrit Avdyli, është kreu i bandës së “Shijakut” i cili u arrestua bashkë me vëllanë Shkëlqim Avdyli dhe kushëririn e tij, Jasim Avdyli, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge./Top Channel/

Related posts

Djali i kryebashkiakut kërcënon me jetë një zyrtar socialist

dritatv

Invalid dhe pa ndihmë ekonomike, rezulton pronar makine

dritatv

Bashkia e Tiranës riparon shkollat, gati të mirëpresin nxënësit në shtator

dritatv

Leave a Comment