Rrjeti i OJQ-ve AVONET: Nasim Haradinaj t’i kërkojë falje publike ambasadorit Delawie

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, me shqetësim ka marrë reagimin e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, duke e quajtur ambasadorin amerikan Greg Delawie një palaço.

AVONET kërkon nga organizata e Veteranëve të Kosovës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që të distancohen nga kjo deklaratë e pa matur e Nasim Haradinaj, i cili në mënyre emocionale fyen ambasadorin amerikan, Greg Delawie.

Po ashtu AVONET, kërkon nga Nasim Haradinaj të kërkojë falje publike ambasadorit Delawie.

Përfaqësuesit tjerë të organizatave të dala nga lufta dhe institucionet e Republikës së Kosovës, të distancohen nga kjo deklaratë e Nasim Haradinaj. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi