Rritje e migracionit të parregullt nga Greqia në Bullgari

Ministria e Brendshme e Bullgarisë ka njoftuar se kohët e fundit është regjistruar rritje masive e fluksit të emigrantëve të parregullt nga kufiri grek.

Drejtori i policisë kufitare në qytetin Smolyan në jug të Bullgarisë, Stojan Mandaciev, ka bërë të ditur se janë kapur dhe rikthyer më shumë se 2.000 emigrantë të parregullt të cilët janë përpjekur të hyjnë në Bullgari nëpërmjet kufirit grek gjatë periudhës janar-shtator 2018.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, Mandaciev tha se është vërejtur një rritje prej 5 herë më shumë.

Ai rikujtoi se kalimi i paligjshëm i kufirit përbën një krim të rëndë. Mandaciev tha se ata kanë marrë masa të vendosura kundër këtyre krimeve dhe se janë kryer operacione të gjera në rajonet kufitare me Greqinë dhe Turqinë.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mësohet se në operacionet kundër migracionit të parregullt janë arrestuar gjithsej 1.453 të huaj të cilët janë përcaktuar se kanë hyrë ilegalisht në vend gjatë periudhës janar-gusht 2018. Gjithashtu në të njëjtën periudhë, është dhënë statusi “refugjat” ose “statusi humanitar” për 2008 të huaj.

Bullgaria e cila kundër migracionit ka ngritur 274 kilometra gardh me tela në kufirin tokësor me Turqinë, po ballafaqohet me probleme më të mëdha në pjesën kufitare tokësore të përbashkët që ka me Greqinë fqinje e cila edhe ajo si Bullgaria është vend anëtar i Bashkimit Europian.

Sipas statistikave zyrtare në Bullgari, numri i emigrantëve të parregullt të regjistruar që mbahen në kampe është nën 600./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Bushati në Bratislavë: Ta kthejmë në histori suksesi marrjen e presidencës së OSBE

“Një siguri efektive dhe e përgjegjshme vendos themelet për paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm”,-kështu u shpreh ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në Konferencën...

Çudia rumune! Pas protestave antiqeveritare, protestë pro Qeverisë

Qeverisë së Sorin Grindeanut iu deshën pak më shumë se 20 ditë pas betimit që të vihej përballë qytetarëve rumunë dhe protestave masive. Kabineti i...

Google ndalon reklamimin e valutave digjitale

Google ka nisur të shkojë pas hapave të Facebookut dhe ka paralajmëruar ndalimin e reklamave online të valutave digjitale. Ndalesa e reklamave të tilla do...

Së fundi

Ky shtet anulon procesin mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online

Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kështu, rreth dy milionë nxënës në...

Kosovë : Janë regjistruar 218 raste të reja dhe 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit .

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 218 raste të reja...

Tragjike në kosovë, dy vëllezër vdesin në një ditë nga Covid-19 në Pejë

Dy vëllezër që ishin haxhi, Mustafë Zekaj dhe Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, vdiqën gjatë natës në Novosellë të Pejës. Vëllezërit kishin...