Rritje e madhe e numrit të personave që humbën jetën në vendin e punës, kërkohen masa

Mëngjesin e sotëm një punëtor i ndërtimtarisë humbi jetën në vendin e punës. Ai ra nga lartësia derisa ishte duke punuar në një ndërtesë.

Lidhur me këtë rast por edhe për rastet e tjera të vdekjeve në vendin e punës, e që këtë vit kanë shënuar rritje, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha për lajmi.net, se të njëjtat po ndodhin pasi që Qeveria nuk po i kushton vëmendje kësaj çështjeje.

Azemi tregoi se e kanë dërguar ekpin e tyre në vendin e ngjarjes së sotme, por që nuk kanë informata më të detajuara.

“E dimë se bëhet fjalë për një person rreth moshës 43-44 vjeçare, i cili në momentin që ra ishte duke punuar në një lartësi nga kati i 4-të ose i 5-të”, tregoi Azemi.

Ai tregoi se që nga pas lufta, numri i këtyre rasteve është gjithmonë në rritje.

“Fatkeqësisht, gjithherë kur kemi dhënë informacione kanë menduar se ne po bëjmë propagandë ndaj Institucioneve ose kompanive. Realisht numri i të vdekurve me rastin e ditës së sotme, ka arritë në 18. Dhe që nga paslufta e deri më sot kemi rritje një rritje rekorde të numrit të të vdekurve në vendin e punës”, tha ai.

Azemi sqaroi se ata si Sindikatë i kanë anuluar gjitha takimet që po i bën Qeveria për të biseduar për ligjin e sigurisë në punë, pasi që sipas tij këto takime nuk zgjidhin asgjë.

“E kemi përsërit dhe po e themi përsëri se nuk jemi duke bërë asgjë absolutisht. Por krejt çka jemi duke bërë ne po flas në aspektin bashkë me Qeverinë, sepse Sindikata nuk është duke marrë pjesë në ‘evenimentet’ që është duke i bërë Qeveria, janë duke i bërë disa takime të herë pas hershme për të biseduar për ligjin e sigurisë në punë. Ne i kemi thënë se si Sindikatë nuk do të marrim pjesë në këto takime sepse më mirë është që ato mjete të shpenzohen duke dalë për t’i edukuar pronarët e kompanive dhe punëtorët për kushtet e punës dhe gjendjen që duhet punuar”, tha ai.

Duke u bazuar në statistikat e rregullta që nga viti 2012, Azemi tha se numri i vdekjeve në vendin e punës ka një rritje rekorde që nga pas lufta.

E sipas tij kjo po ndodh, pasi kompanitë nuk po i përmbushin kushtet që duhet për një punëtor sepse kanë afërsi me qeveritarët.

“Nëse diku e vëren se nuk i ka mjetet e punës dhe nëse e merr ndonjë dënim adekuat, unë jam i bindur se pronari i asaj kompanie nuk do ta përsëriste gabimin. As 10% e punëtorëve në Sektorin Privat nuk janë me pajisje adekuate, por gjithherë e kam thënë se pushteti me mekanizmat e vet nuk është i interesuar ta ruajë jetën e punëtorit por është i interesuar të përfitojë në mënyrë individuale e që në njëfarë forme po ia arrinë dhe për këtë arsye jemi këtu ku jemi”, tha ai.

Numri i personave të vdekur në vendin e punës këtë vit ka arritur në 18.

Theksojmë se niveli i ulët i sigurisë në punë por edhe pakujdesia, janë identikuar si faktorë që po shkaktojnë vdekje të punëtorëve në vendin e punës./Lajmi.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi