Rritet numri i viktimave në Sri Lanka

Numri i të vdekurve nga sulmet terroriste që patën në objektiv kisha dhe hotele në ditën e Pashkëve në Sri Lankë është rritur në 359, bën të ditur zëdhënësi i Policisë së Sri Lankës.

Zëdhënësi Ruwan Gunasekara, ka njoftuar se është rritur në 359 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet e së dielës së kaluar.

Ndërkohë, Gunasekara bëri të ditur se në kuadër të operacioneve të zhvilluara pas sulmeve, mbrëmë janë arrestuar edhe 18 të dyshuar, duke shtuar se me operacionin e fundit numri i të dyshuarve të arrestuar është rritur në 58.

Gunasekara nuk ka dhënë informacione në lidhje me identitetet dhe shtetësitë e të dyshuarve të arrestuar, ndërkohë që në lidhje me 40 të arrestuarit më parë kishte deklaruar se ishin me shtetësi të Sri Lankës.

–  FBI në ndihmë për hetimet e sulmeve terroriste

Ambasada e SHBA-ve në Colombo ka njoftuar se zyrtarët e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) kanë ardhur në Sri Lanka për të ndihmuar në hetimin e sulmeve në kuadër të premtimeve të bëra për mbështetje nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ndërkohë bëhet e ditur se nga ambasada nuk janë dhënë informacione të detajuara në lidhje me çështjen.

Në shpërthimet që ndodhën më 21 prill, në ditën e Pashkëve, ndaj disa kishave dhe hoteleve në Sri Lankë humbën jetën të paktën 359 persona dhe u plagosën mbi 500 të tjerë.

Objektiv i sulmeve, përgjegjësinë e të cilave e mori organizata terroriste DEASH, ishin një kishë në Batticaloa, kishat Shën Anthony’s në Kochchikade dhe Shën Sebastian në Katana, si dhe hotelet me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi