Rritet çmimi i mishit, perimeve, sheqerit dhe cigares

Nga të dhënat e prezantuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovë në raportin ‘Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), janar 2018’, për muajin janar 2018 ky indeks në vend është më i lartë për 0.2 për qind krahasuar me muajin dhjetor 2017.

Sipas ASK-së, kjo është shpjeguar kryesisht me ngritjen e çmimeve të konsumit për pemë me 1.5 për qind, perime me 10.2 për qind, furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin me 2.5 për qind, përdorim i pajisjeve për transportin personal me 0.6 për qind, me një ndikim të përbashkët prej 0.5 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit të qumështit, djathit dhe vezëve me 1.2 për qind, rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera me 1.6 për qind, shërbime për transport me 3.1 për qind, e ndikuar nga rënia e çmimit të biletave të aeroplanit me një ndikim prej 0.3 për qind në IHÇK.

Shkalla e inflacionit, e matur në muajin janar 2018, krahasuar me janarin e vitit të kaluar kishte rënie prej 0.2 për qind.

Ky indeks në muajin janar 2018 pësoi rënie në një mesatare prej 0.2 për qind, krahasuar me të njëjtin muajt të 2017-së. Kjo shpjegohet me një rënie të çmimeve të konsumit në këtë periudhë për qumësht, djathë dhe vezë me 3.8 për qind, perime me 5.3 për qind, sheqer dhe ëmbëlsira me 6.4 për qind, rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse me 8.7 për qind , ndikuar nga rënia e çmimit të energjisë elektrike në muajin janar 2018 për 15.5 për qind, krahasuar me tarifat dimërore të muajit janar të vitit 2017, pajisjet shtëpiake me 2.5 për qind, pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave me 6.8 për qind, me një ndikim të përbashkët me një rënie prej 1.1 për qind në IHÇK.

Ngritje e çmimeve të konsumit në këtë periudhë vërehet tek buka dhe drithërat me 3.7 për qind, mish me 0.8 për qind, pemë me 11.7 për qind, kafe, çaj dhe kakao me 5.7 për qind, duhan me 3.7 për qind, shërbime hoteliere me 1.8 për qind, me një ndikim të përbashkët prej 0.9 për qind në IHÇK.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi