Rrëzimi në GJK/ Propozohen ndryshime për “statusin e gjyqtarëve”

Qeveria propozon ndryshime të reja në një nga 7 ligjet e paketës së reformës në drejtësi, që u miratuan në 2016. Bëhet fjalë për ligjin për statusin e gjyqtarëve të prokurorëve.

Referuar projektligjit të botuar në Faqen Zyrtare të Parlamentit, rezulton se është propozuar ndryshimi i 16 neneve, përmes të cilave synohet të garantohet trasparencë në emërimin dhe promovimin në karrierë të magjistratëve.

Projektligji në fjalë është iniciuar nga deputetët e maxhorancës, Bashkim Fino, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni, si dhe dy deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari e Myslim Murrizi.

Nevoja për ndryshimet në ligj, lindi pas vendimit të gjykatës Kushtetuese në 2017, e cila pranoi pjesërisht kërkesën e Shoqatës së Gjyqtarëve, të cilët kundërshtonin një sërë nenesh të ligjit “Për statusin”, duke i cilësuar si antikushtetuese.

Në relacion, thuhet se “Shtesat dhe ndryshimet e propozuara jane te domosdoshme me qellim plotesimin vakuumit ligjor te krijuar nga shfuqizimi i dispozitave qe lidhen me shkeljet disiplinore te magjistrateve. Plotesimi i ketij vakuumi ligjor eshte i nevojshem per te garantuar zbatimin e parimeve te llogaridhenies dhe pergjegjshmerise se magjistrateve, bazuar në elementet e procesit te rregullt ligjor, sipas standardeve me te mira nderkombetare”.

Nenet më të rëndësishme janë ato që parashikojne dispozitat e shkeljeve disiplinore nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat u shfuqizuan si antikushtetuese.

Dispozitat e propozuara kane trajtuar ne menyre te qarte dhe shterruese shkeljet disiplinore duke i ndare ato ne shkelje disiplinore gjate ushtrimit te funksionit; jashte ushtrimit te funksionit; dhe per shkak te kryerjes se vepres penale. Kjo e fundit nënkupton rastet kur gjyqtari apo prokurori është dënuar me vendim të formës së prerë për një vepër penale, apo kur veprimet dhe mosveprimet e tij konsiderohen sjellje që diskretitojnë rëndë figurën e magjitratit.

Ndryshe nga më herët, kur magjistratëve ndaj të cilëve ka nisur një shkelje disiplinore, iu mohohej e drejta për tu njohura me provat, tashmë ata kanë të drejtën të njihen me dokumentat e dosjes dhe të marrë një kopje të saj, përpara se Këshilli të marrë vendimin.

Megjithatë, ligjvënësi ka parashikuar disa raste, kur gjyqtarit ose prokurorit, i kufizohet e drejta për tu njohur me dosjen dhe kjo ndodh kur shkaktohet një dëm I rëndë për cështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombetare, apo cenohen të drejtat e një persopni tjetër.

Gjithashtu, një tjetër ndryshim lidhet me moshën e pensionit të magjistratëve. “Ndryshimet e propozuara synojne te vendosin rregulla dhe procedura te qarta per perfundimin e mandatit te gjyqtareve te Gjykates se Larte kur mbushin moshen e pensionit gjate ushtrimit te funksionit”.

Projektligji u është dërguar për konsultim grupeve të interesit dhe gjasat janë që të miratohet në Parlament vjeshtën e këtij viti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi