SHQIPERIA

“Rrëzimi” i Gjinushit, Akademia e Shkencave mbledhje urgjente

Spread the love

Akademia e Shkencave ka reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Skënder Gjinushin si kreun e ri të këtij institucioni.

Akademia e Shkencave e cilëson të pavlefshëm dhe në kundërshtim me ligjin dekretin e Kreut të Shtetit.

Në mbledhjen e ditës së sotme, Akademia e Shkencave ka vendosur të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme më datë 19 korrik 2019, lidhur me dekretin e Metës.

“Këshilli Ekzekutiv i ASH u mblodh sot më datë 13 korrik 2019 dhe vendosi që më datë 19 korrik 2019, ditën e premte, në orën 11.00 të bëhet mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqiperisë me këtë rend dite:

– Njohja me Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11223, datë 11.07.2019, dhe shqyrtimi i propozimit të Këshillit Ekzekutiv drejtuar Asamblesë për të kërkuar rikonsiderimin e emërimit të Kryetarit të zgjedhur nga kjo Asamble”, thuhet në njoftim.

Akademia

 

Related posts

Rama nuk lejon vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë, Berisha e përkujton

dritatv

Paditet Kryeprokurorja, prokurori Gina e kallëzon për shpërdorim detyre

dritatv

Osumi gërryen tokat, fermerët: Kemi humbur dhjetëra hektarë

dritatv

Leave a Comment