Rreth një milion persona e kanë vizituar Turqinë për turizëm shëndetësor

Turqia ka tërhequr afërsisht një milionë persona të cilët kanë bërë turizëm shëndetësor në atë vend gjatë vitit 2018.

“Turizmi termal me ujërat shërues të Turqisë, është njëri nga kontribuesit kryesor në ekonimonë turke, por këtu bëjnë pjesë edhe detrat, lumenjtë dhe liqenet”, tha për AA Yavuz Yilik, kryetar i Asociacionit të Shëndetit Termal dhe Turizmit (TESTUD).

Yilik theksoi se Turqia është një nga shtatë vendet me burimet më të shëndeshtme termale, me rreth 1.500 burime natyrore të ujit të nxehtë.

“Është e një rëndësie të veçantë të bëjmë mbrojtjen e ujërave shërues, duke i përdorur në mënyrë të drejtë që t’ua lëmë në trashëgimi gjeneratave të ardhshme me të njëjtat cilësi”, shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi