Rreth gjysmë milion persona në vitin 2018 janë refuzuar të hyjnë në BE

Rreth gjysmë milion joshtetasve të BE-së u është mohuar hyrja në BE gjatë vitit 2018, bën të ditur Eurostat.

Në njoftim thuhet se 471,000 joshtetas të BE-së vitin e kaluar u refuzuan të hyjnë në BE në një nga kufijtë e saj të vitin e kaluar.

Kjo është për 7 për qind më shumë se shifrat në vitin 2017, thuhet më tej.

“Rreth 602,000 shtetas që nuk janë anëtare të BE u gjetën të jenë ilegalisht të pranishëm në një nga shtetet anëtare të BE”, thuhet në njoftim.

Më tej the thuhet se numri i joshtetasve të BE-së të përfshirë me një urdhër për të lëshuar një vend anëtar të BE-së arriti 478,000 persona.

“Rreth 198,000 joshtetas të BE-së, pas një urdhri për t’u larguar, u kthyen në një vend tjetër (duke përfshirë vendet e tjera anëtare të BE), nga këto 158,000 u kthyen jashtë BE-së”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi