Rreth 715 mijë sirianë të zhvendosur janë kthyer në shtëpi

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) njoftoi se midis muajit janar dhe tetor të këtij viti, rreth 217 mijë sirianë më herët të zhvendosur brenda vendit janë kthyer në vendet e tyre të origjinës.

Shifrat e IOM-it të publikuara në faqen zyrtare të organizatës, gjithashtu treguan se në mesin e atyre që u kthyen në shtëpi, rreth 38 mijë u zhvendosën përsëri.

Megjithëse rreth 96 për qind u kthyen në shtëpitë e tyre, IOM thekson se shumë prej tyre treguan se “janë të dëmtuar dhe kanë nevojë për trajtim të gjerë”.

Po ashtu u raportua se 25 për qind e të kthyerve deklaruan nevojën për të mbrojtur pasuritë dhe pronat si arsye për t’u kthyer në shtëpi. Përveç kësaj, 20 për qind thanë se kishin vënë re një përmirësim të situatës së sigurisë sapo ishin kthyer në shtëpi.

Më tej, IOM thekson se të kthyerit vendoseshin në zonat e shkatërruara si pasojë e konflikteve afër shtatë vjeçare, ku gjysma e tyre kanë raportuar mungesë të qasjes së ujit të pastër, ushqimit dhe kujdesit shëndetësor. Siria ka qenë e bllokuar në një luftë civile të egër që nga viti 2011.

Sipas OKB-së, që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë gjatë konflikteve dhe miliona janë zhvendosur. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi