Rrëfimi i Tares, nga sporti te shëndeti: Dikur rrezikoja të vdisja

 

 

 

“Është aq i zoti sa në ditët e sotme nuk habit askënd për atë që bën. Nuk habit as kur tërhiqet nga akordet për lehtësimin e largimit të lojtarëve në skadencë kontrate, as kur zbulon – Zoti e di se ku dhe si, – talente për të cilët askush nuk ka dëgjuar të flitet”.

 Kështu e nis shkrimin e saj e përditshmja sportive italiane “Sportmediaset”, duke iu referuar një interviste të drejtorit sportiv të Lacios, shqiptarit Igli Tare dhënë për “Gazzetta dello Sport”, që me detyrën e tij konsiderohet krahu i djathtë i presidentit Lotito.

Tare është personi që po realizon ëndrrat e presidentit të Lacios dhe, së bashku me të, ka ndërtuar këtë skuadër të bukur dhe konkurruese. E të mendosh se është ndërtuar thuajse nga zeroja.

“Hyra në zyrën e Lotitos për të firmosur një kontratë njëvjeçare me opsion shtyrjenedhe për një tjetër vit, por dola prej saj si drejtor sportiv i Lacios”, rrëfen Tare.

“Në fakt mund të isha, por kjo varej prej meje… Kisha pritur 5-6 orë përpara se të hyja dhe kuptova se diçka ishte diskutuar, sepse më shihte në mënyrë të çuditshme. Më pas më dha një fletë ku ishte ideuar ekipi i Lacios për sezonin 2008-2009, e më pyeti se çfarë mendoja. Iu përgjigja duke i thënë se unë isha futbollist dhe u habita që ma kërkonte mua një mendim të tillë”.

“Mua më konsiderojnë si të çmendur, por unë të dua ty drejtor sportiv. E kam menduar këtë bast prej dy vitesh”, i kundërpërgjigjej Lotito.

“Një zë i brendshëm më bënte të mendoja sikur e kisha pranuar asokohe ofertën. Por në jetë kam zgjedhur gjithnjë të bëj gjënë më të vështirë”, vijon më tej Igli Tare.

Mes gjërave të vështira, sigurisht përfshihet edhe kërkimi i talenteve të reja anembanë botës. Por cila është metoda “Tare”?

“Nuk ka një të tillë dhe nuk kam as mbikëqyrës. Nuk preferoj të punoj me shumë njerëz– rrëfen ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit. – Kam një bashkëpunëtor për të dhënat, një tjetër që më përgatit videot e lojtarëve, e një që analizon kundërshtarët. Sigurisht që kam edhe raportime që më bëjnë miqtë e mi anembanë botës. Por gjëja që e bën të zotë një drejtor sportiv është pikë së pari sesi mund ta bëjë të njohur një futbollist të panjohur. Për këtë nuk mjafton vetëm ta shohësh futbollistin, por duhet të komunikosh me të”.

Emri i parë që të vjen ndërmend në këtë drejtim është Milinkoviç-Saviç, i ardhur në kryeqytetin italian për një “grusht” parash, por që është gati të shitet në merkato me një çmim të denjë për një superlojtar. Kjo, sepse e kërkon gjysma e Europës. E kanë ndjekur agjentë të huaj, kanë tentuar madje edhe t’i afrohen, por brenda pak muajsh mund t’i dorëzojnë në tryezë Lotitos ofertat e tyre.

Por çfarë mendimi ka Tare për kampionatin italian dhe titullin? Mes pretendentëve nuk mungon Juventusi

“Ndaj Juves kam shënuar dhe fituar vetëm një herë. Ditën kur Brescia fitonte 2-0 në vitin 2002, kur u dhanë edhe 7 minuta shtesë. Kjo nuk ishte parë kurrë më parë, e Mazzoneishte shumë i irrituar, aq sa iu hakërrye gjyqtarit të katërt se ç’po ndodhte”, thotë Tare.

Po përgjigjja e gjyqtarit të katërt? “Më vjen turp, por unë shkruaj minutat që më thonë”.

“Fuqia e Juventusit dallohej qartë, sikurse edhe sot vërej se ata kanë mjetet e duhura për të kontrolluar tregun italian të futbollistëve. Politika e tyre është agresive ndaj lojtarëve të rinj me perspektivë”, tregon Tare.

Për Milinkoviç-Saviç rrëfen edhe më shumë.

“Ishte në Vojvodinë, e ndiqja falë një mikut tim. I gjatë sa mua dhe me tregues të mirë teknike, një talent, por unë nuk mund t’i garantoja se do të luante aq sa duhej për të. E monitorova te Genku për disa muaj, më pas shkova ta merrja. Fiorentina kishte kontaktuar me babain e tij dhe vetëm për respekt të tij, Sergej shkoi në Firence atë ditë, më pas më respektoi edhe mua dhe raportin që kisha krijuar me agjentët e tij”.

Në fund edhe një rrëfim personal, që jo të gjithë mund ta kenë dëgjuar, për atë ditën kur – siç kujton Tare, – “rrezikoja edhe të vdisja”.

“Thoshin se kisha një sëmundje, por ishte shumë më tepër sesa kaq. Derisa ma thanë, nuk e besoja. ‘Me diçka të tillë si kjo e jotja vuajnë shumë’… Më tmerruan, aq sa përpara se të hyja në sallën e operacionit pyeta mjekët nëse duhej ta merrja apo jo telefonin. Isha 9 ditë në terapi intensive, sepse ma kërkuan. Kisha simptoma të qarta stresi në nivele të rrezikshme. Shkova me skuadrën në Napoli duke mos u kujdesur për faktin që ma kishin ndaluar. Lacio luante asokohe parakualifikueset e Championsit, ndërsa unë më shumë sesa kaq. Është pak të them se u ndiemë heronj, por një ditë më pas iu nënshtrova thikës”.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi