Ronaldo gati për hapin e madh: Do të martohem me Georgina-n, është dhe ëndrra e nënës sime

Ronaldo nuk ka më asnjë dyshim. Tashmë, kur është në moshën 34-vjeçare, ylli portugez i futbollit është shumë i bindur që do të shkojë në altar me Georgina Rodriguez, të dashurën e tij që prej vitit 2016 dhe mamaja e Alana Martina, më e vogla e katër fëmijëve të tij. I ftuar në “Good Morning Britain”, futbollisti i njohur hapi zemrën dhe foli për herë të parë për ndjenjat e tij për modelen bukuroshe.

“Ajo më ka ndihmuar shumë dhe unë e dashuroj padyshim. Një ditë do të martohemi, kjo është e sigurt”, ka thënë Ronaldo. CR7-ta ka vazhduar edhe më tej: “Marrëdhënia jonë është perfekte. Ajo për mua është edhe një mike. Flasim gjithçka bashkë”, ka thënë Ronaldo.

Pra, martesa nuk është larg, tashmë duket se vetëm detajet kanë mbetur për t’u përcaktuar. Por këtë duket se nuk është vetëm ylli i futbollit që e dëshiron, por edhe nëna e tij Maria Dolores Aveiro. “Ajo është ëndrra e mamasë time gjithashtu. Kështu që një ditë do të ndodhë”, ka thënë Ronaldo.

Kujtojmë që pak kohë më parë edhe Georgina ka folur për marrëdhënien e saj me yllin portugez. Ajo tregoi se sa e vështirë është të jesh partnerja e një personazhi të njohur por foli edhe për ndjenjën e thellë që e lidh më të.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi