Ronaldo arrin rekordin e Van Nistelrooy

 

 

Futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo me golin e mbrëmshëm kundër PSG-së në Paris, ka arritur rekordin e Ruud van Nistelrooy në Ligën e Kampionëve.

Me golin për rezultatin përfundimtar 2:1 dhe me triumfin e “klubit mbretëror” në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales (ndeshja e parë 3:1), Ronaldo, sikurse dikur Ruud Van Nistelrooy, u bë lojtari i cili në nëntë ndeshje të njëpasnjëshme u regjistrua në listën e golashënuesve.

Serinë e filloi në finalen e vitit të kaluar kur shënoi dy gola në fitoren ndaj Juventusit me rezultatin 4:1.

Portugezi i shkëlqyeshëm njëherësh është edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve të UEFA-s me 117 gola të shënuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi