Romë, mjekët paralajmërojnë për rreziqet shëndetësore nga mbeturinat

Mjekët në Romë kanë paralajmëruar për rreziqet e mundshme shëndetësore që mund të shkaktojnë kontejnerët e plehrave të tejmbushura në rrugët e qytetit.

Kryeqyteti italian po zhvillon një lufton të përditshme me gjendjen e përkeqësuar të plehrave nga temperaturat e larta të verës.

Largimi i plehrave është një problem disa dekadash i qytetit të lashtë. Roma ka mbetur pa një deponi të madhe ku mund të trajtohen 1.7 milion ton plehra që prodhohen çdo vit, që nga mbyllja e deponisë Malagrotta në vitin 2013.

Kryebashkiakët e njëpasnjëshëm nga partitë e ndryshme kanë rezultuar të paaftë për të zgjidhur problemin e mbeturinave të qytetit, të cilat janë shtuar në mënyrë dramatike, që kur detyrën e kryebashkiakut e mori Virginia Raggi e Lëvizjes populiste “5 Yje”, tre vjet më parë.

Administrata e Raggi-t është përballur me zhgënjimin dhe zemërimin si nga turistët ashtu edhe qytetarët e Romës mbi grumbujt e plehrave që kërcënojnë shëndetin e njerëzve dhe prishin imazhin e qytetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi