Roja e Gjelbër përgjon në pyje dhe kap mat 3 dibranë

“Roja e Gjelbër”, një operacioni i koduar ky Policisë së Dibrës ka arritur të kapë mat tre shoferë dibranë, që po transportonin drurë të prera në pyje në mënyrë të paligjshme.

Në kuadrin e masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, Policia e Dibrës gjatë 12 orëve të fundit ka evidentuar e goditur tre raste dhe nisi procedimin penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve:

I. L, 32 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke transportuar 3 metër kub lëndë drusore me automjetin tip kamionçinë, pa dokumentacion përkatës.

A.L, 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në aksin rrugorë Fushë Bulqizë- Bulqizë u konstatuan rreth 19 metër kub lëndë drusore të prera nga shtetasi i lartëpërmendur pa dokumentacion përkatës.

S.D, 40 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke transportuar 8 metër kub lëndë drusore me automjetin tip kamion, pa dokumentacion përkatës.

Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Dosjet e tre personave do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër dhe Mat ,për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

PrevNext
1 / 3
© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi