SHQIPERIA

Roaming me Kosovën do të hiqet me ligj. Në Kuvend pas një jave

Spread the love

 

Shqipëria do ta miratojë me ligj heqjen e “Roaming”-ut të telefonisë celulare me Kosovën. Propozimi i deputetit Eduart Shalsi u miratua nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, e tashmë do të jetë seanca plenare që do të japë miratimin përfundimtar.

“Pikërisht në datën 30 maj, Kuvendi ka miratuar një rezolutë për heqjen e Roamingut. Është rezolutë në fakt, ndërkohë që ne gjykuam që të kalojmë me një propozim konkret dhe ta miratojmë në Parlament heqjen e Roamingut”, tha Shalsi.

Ky ndryshin ligjor mundëson që “Roaming” të hiqet edhe me vendet e tjera. Ai krijon hapësirën e duhur për AKEP-in, për rregullimin e tarifave të “Roaming”-ut ndërkombëtar.

Në këtë mënyrë, qytetarët shqiptarë nuk do të paguajnë tarifa shtesë për përdorimin e celularit në Kosovë dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe me qytetarët e Kosovës kur vijnë në Shqipëri. Kjo përfshin edhe tarifat e shërbimeve të lidhura me “Roaming”-un ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të AKEP-it, Kosova është vendi me të cilin shkëmbehet më shumë trafik në “Roaming” ndërkombëtar, në vendet e rajonit, ndaj dhe heqja e tarifave me marrëveshje dypalëshe Shqipëri-Kosovë do të sillte përfitime të mëdha për qytetarët e të dyja vendeve.

Related posts

E cilësoi “polici të Ramës”, AKEP-i reagon ndaj Bashës

dritatv

Vettingu në polici, si do të pastrohen uniformat blu nga krimi

dritatv

Aksion në Shkodër, 51 në pranga për vjedhje energjie

dritatv

Leave a Comment