Rivaldo këshillon: Neymar, largohu nga PSG!

Edhe pse ende nuk është mbushur një vit nga transferimi i Neymar te PSG, shumë personalitete e shikojnë se kjo është një lëvizje që do ta dëmtojë shumë futbollistin, e veçanërisht qëllimin e tij për të qenë futbollisti më i mirë në botë.

Personaliteti i radhës që ka këshilluar yllin brazilian që të largohet nga skuadra pariziene është ish-sulmuesi i Brazilit dhe Barcelonës, Rivaldo. “I kam thënë që mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë, por më parë duhet të largohet nga PSG dhe të kthehet sa më parë në Spanjë, mundësisht te Real Madrid, pasi e shikoj të vështirë rikthimin te Barcelona”, tha Rivaldo.

Në Spanjë janë shtuar gjithnjë edhe më shumë zërat që Reali ka nisur tratativat intensive për të transferuar brazilinain në Madrid sezonin e ardhshëm./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi