SHQIPERIA

Ristani mesazh Bashës: Vepro si Berisha në 2004-ën, PD duhet të hapet

Spread the love

Partia Demokratike ka një “precedent” në vitin 2004 kur kryetari i saj në atë kohë Sali Berisha, e hapi partinë ndaj prurjeve të reja (një ndër ta edhe Lulzim Basha) por edhe ndaj ish-kundërshtarëve të tij politik. Në vitin 2005 e djathta fitoi zgjedhjet.

Por a mundet Lulzim Basha ta bëjë diçka të tillë? Ish-Sekretari i Përgjithshëm dhe ish-Deputeti i PD Arben Ristani thotë në Top Talk se ka ardhur momenti të ndiqet i njëjti shembull.

“Berisha në vitin 2004 e hapi Partinë Demokratike, tërhoqi të gjithë kontribuesit në PD, qofshin ata edhe ish-kundërshtarë të tij të mëparshëm. Pra është një shembull që ne e kemi dhe kemi brenda forcës sonë politike dhe që unë ngul këmbë që duhet bërë që Partia Demokratike të bashkohet. Të hapet, të thërrasi të gjithë ata që kanë çfarë t’i thonë publikut shqiptar që kanë kontribuuar që kanë eksperiencë dhe që mund të japin për Partinë Demokratike”, tha ai.

Ristani e shpjegon me këto fjalë gjendjen e sotme të Opozitës.

“Duhet të kemi të parin qëllimin, ku duam të shkojmë, duam ta sjellim PD-në në pushtet apo jo? Kjo do qartësi edhe për rrugen që duhet të ndjekim sepse nuk duhet të gjendemi si në një pyll të errët ku provojmë të ecim majtas apo djathtas. Na duhet një rrugë e qartë se ku duhet të shkojme dhe çfarë duhet të bëjmë për të arritur qëllimet e organizatës, pra të PD-së. Këtu duhet gjetur momenti që dëshirat e brendshme apo nevojat e individit të përputhen me nevojat e organizatës”, tha ai.

Related posts

Ahmetaj reagon ndaj PD: 10 mijë biznese të reja në 7 muajt e parë të vitit

dritatv

Më në fund: një zë qeveritar u kërkon shqiptarëve të lindin sa më shumë fëmijë

dritatv

Dalin detaje të reja të kosovarit nga Vushtrria që u dogj bashkë me makinën e tij në Shqipëri

dritatv

Leave a Comment