Rinumërimi në Lezhë/ Spiropali: U faktua humbja e Bashës

Ministrja Elisa Spropali në një deklaratë nga selia rozë reagoi për rinumërimin e kutive në 11 qendra votimi në Lezhë pas votimeve të 30 qershorit.

Rinumërimi sipas saj ishte i rregullt dhe tregoi edhe njëherë se humbës i zgjedhjeve ishte Lulzim Basha.

“Zgjedhejt kur Basha humbet nuk mund të konsderohen kurrësesi legjitime, por sot ata morën goditje përfundimtare. Prova më e mirë është rinumërimi i kutive në 11 qendra votimi në Lezhë. Kutitë u hapën pas ankesave dhe treguan se nuk ka pasur parregullsi”,- tha Spiropali.

Ministrja tha ndër të tjera se, “Në 10 kuti janë të njejtat vota si, vetëm në njërën prej tyre ka 3 të ngatërruara, por asnjëra prej tyre nuk i ka shkuar kandidatit të PS. Ka pasur një ngatërrim mes Ndocajt dhe kandidatit tjetër Kacaj”,- vijoi ajo.

Spiropali tha ndër të tjera se e di shumë mirë hallin që ka sot si kryedemokrati Basha, ashtu edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, por se nuk i ndihmojnë dot.

“Faktet janë kokëforta, rezultatet koordinojnë në mënyrë perfekte me ato të deklaruara në KQZ. E dimë hallin e atyre, por askush nuk i ndihmon. Zgjedhejt ishin ndarja nga e shkuara, pavarësisht kërcënimeve për zjarr e flakë, shqiptarët i refuzuan mesazhet e tyre dhe zgjodhën të ardhmen”,- tha ajo.

Deklarata e plotë :

Për muaj me radhë, përpara 30 qershorit dëgjuam opozitën që të hidhte baltë të pandërprerë mbi Shqipërinë, shqiptarët dhe qeverinë. Sipas Bashës, me Edi Ramën kryeministër nuk mund të kishte kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për të, edhe zgjedhjet që vetë PD drejtoi në vitin 2017, nuk ishin të rregullta. Kjo, sepse në logjikën ku 7 herë 7 bëjnë 42, zgjedhjet ku PD humbet nuk mund të konsiderohen kurrsesi si legjitime.

Për fat të mirë, sot, alibia e ngritur për parregullsitë e regjistruara në 30 qershor ka marrë një goditje përfundimtare. Prova më e mirë që nxjerr në dritë mashtrimin e Bashës është rinumërimi i 11 kutive në Lezhë.

Janë 11 kuti që u rihapën për shkak të ankesave të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje dhe rezultatet tregojnë qartësisht se nuk ka pasur asnjë parregullsi. Në 10 prej kutive, janë ekzaktësisht të njëjtat vota që janë regjistruar edhe në tabelën përfundimtare të KQZ.

Në vetëm njërën prej kutive, figuruan tre vota të ngatërruara, por asnjë prej atyre votave nuk ka shkuar në favor të kandidatit të Partisë Socialiste. Janë tre vota, që janë ngatërruar midis kandidatëve Ndocaj dhe Kacaj, pa asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar.

Faktet janë kokëforta. Rezultatet rakordojnë në mënyrë perfekte midis tabelave të publikuara nga KZAZ dhe rezultatit të rinumërimit. Asnjëherë më parë në Shqipëri, aq më pak në kohën kur kryebashkiakët zgjidheshin jo me votë, por me vendim gjykate, si ne rastin e Bashes, standarti dhe transparenca e zgjedhjeve nuk ka qenë kaq e lartë.

Shqiptarët e kanë kuptuar shumë mirë hallin e Bashës, Berishës, Metës e Kryemadhit, por askush nuk mund t’i ndihmojë në këtë hall. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një ndarje e qartë nga e shkuara.

Pavarësisht kërcënimeve për dhunë, pavarësisht trazirave që opozita e bashkuar tentoi të krijonte, shqiptarët në masë refuzuan mesazhin e dhunës, duke zgjedhur, Shqipërinë Europiane që qytetarët meritojnë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi