Rinovimi i dokumenteve të identitetit, zyrat hapen edhe të shtunën

Prej disa ditësh është dhënë njoftimi për të gjithë ata qytetarë shqiptarë, të cilët kanë aplikuar në vitin 2009 për kartat e reja të identitetit dhe pasaportat biometrike, që të rinovojnë dokumentet e tyre të identifikimit.

E ndërsa thirrja u është drejtuar si atyre që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe shqiptarëve në emigracion, nga Ministria e Brendshme ftohen qytetarët që të verifikojnë skandencën e dokumenteve të tyre dhe të mos e lënë për në ditën e fundit aplikimin për rinovim.

Pikërisht për të shmangur radhët, për shkak të fluksit të madh të aplikimeve për karta identiteti, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka urdhëruar këtë të shtunë hapjen e të gjitha zyrave të aplikimit për Tiranën.

Hapja e zyrave në fundjavë është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit, që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi