SHQIPERIA

Rinovimi i dokumenteve të identitetit, zyrat hapen edhe të shtunën

Spread the love

Prej disa ditësh është dhënë njoftimi për të gjithë ata qytetarë shqiptarë, të cilët kanë aplikuar në vitin 2009 për kartat e reja të identitetit dhe pasaportat biometrike, që të rinovojnë dokumentet e tyre të identifikimit.

E ndërsa thirrja u është drejtuar si atyre që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe shqiptarëve në emigracion, nga Ministria e Brendshme ftohen qytetarët që të verifikojnë skandencën e dokumenteve të tyre dhe të mos e lënë për në ditën e fundit aplikimin për rinovim.

Pikërisht për të shmangur radhët, për shkak të fluksit të madh të aplikimeve për karta identiteti, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka urdhëruar këtë të shtunë hapjen e të gjitha zyrave të aplikimit për Tiranën.

Hapja e zyrave në fundjavë është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit, që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë.

Related posts

Protesta zhvendoset sërish, Basha tërheq protestuesit nga Kryesia e Kuvendit

Kelment Baci

Eksperti gjerman për Ballkanin, apel qeverisë dhe opozitës

dritatv

Hetimi për ekstremistët që morën pjesë në varrimin e Kacifas

dritatv

Leave a Comment