Rinia ka nevojë për Lëvizjen, bashkë do ta nxjerrin Kosovën nga duart e shpërdoruesëve

Fjorentina Kosumi, 25 vjeçare nga Kamenica (Dardana), dhe, Jeton Shala, 32 vjeçar nga Rahoveci, janë njoftuar, dashuruar e martuar në Linz të Austrisë ku jetojnë prej shumë vitesh, ata tani i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë aderim të këtyre dy të rinjve mërgimtarë e kabërë të ditur lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, përmes njlpostimi në Facebook.

Ai këtë aderim të çiftit të edukuar e shkolluar në Austri e vlerëson vetëdijësim për ndryshime në Kosovë, ndërsa shkruan se të tillë si ky çift do i bashkohen Vetëvendosjes nga mërgata e Kosova, dhe së bashku do ta nxjerrim Kosovën nga duart e mujsharëve shpërdorues.

“Bashkë me Fjorentinën, Jetonin dhe shumë të rinj të tjerë, në mërgatë e në Kosovë, do ta nxjerrim shtetin tonë nga duart e mujsharëve shpërdorues. Rinia ka nevojë për Lëvizjen dhe Lëvizja ka nevojë për rininë. E, si ngahera: bashkë është e mundshme!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Fjorentina Kosumi, 25 vjeçare nga Kamenica (Dardana), dhe, Jeton Shala, 32 vjeçar nga Rahoveci, janë njoftuar, dashuruar e martuar në Linz të Austrisë ku jetojnë prej shumë vitesh. Ky çift i ri na gëzoi sot në Lëvizje duke u anëtarësuar në VETËVENDOSJE!.

Jetoni ka përfunduar studimet e magjistraturës për ekonomi në Universitetin “Johannes Kepler – Linz” në vitin 2014. Ka specializuar për financa dhe zhvillim të korporatave.

Tema e diplomës së tij “Revolucioni i Tretë Industrial” trajton kalimin nga energjia elektrike prej lëndëve djegëse fosile për te burimet e ripërtërishme si fitimi i energjisë nga dielli, erërat etj. Aktualisht Jetoni punon në kompaninë e mirënjohur të auditimit KPMG.

Fjorentina ka mbaruar gjithë shkollimin në Austri, nga shkolla fillore e deri tek Akademia e Shkencave Ekonomike. Pas një praktike verore në bankën OBERBANK ajo u punësua aty, ku edhe punon me sukses tash e pesë vjet, me ç’rast është shpërblyer disa herë me kualifikimet më të larta.

Bashkë me Fjorentinën, Jetonin dhe shumë të rinj të tjerë, në mërgatë e në Kosovë, do ta nxjerrim shtetin tonë nga duart e mujsharëve shpërdorues. Rinia ka nevojë për Lëvizjen dhe Lëvizja ka nevojë për rininë. E, si ngahera: bashkë është e mundshme!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi