Rindërtimi pas tërmetit, qeveria hap tender 150 mln dollarë, projekti do zbatohet nga FSHZH, shtrihet në 7 qytete

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Vlera totale është rreth 150 milionë dollarë ndërsa nga buxheti i këtij viti janë vënë në dispozicion afro 30 milionë dollarë.

Projekti do të shtrihet në të gjitha qytetet ku ka pasur dëme nga tërmeti, në radhë të parë në Durrës, për të vazhduar me Kavajën, Kamzën, Krujën, Kurbinin, Mirditën, Lezhën, Shijakun dhe Vorën.

Përjashtim bën Tirana ku tenderin për rindërtimin e pallateve do ta organizojë bashkia e kryeqytetit. Sipas dokumenteve të publikuar, tenderi do të jetë me procedurë të kufizuar, projekti do të zgjasë dy vjet, ndërsa kontrata për ndërtimin e pallateve do të jetë 12 muaj për çdo objekt.

Tre janë kriteret e shpalljes së fituesit, 60% e pikëve i merr oferta më e ulët, 30 për qind kohëzgjatja e punimeve dhe 10 për qind cilësia e tyre. Ofertat do të hapen në 14 gusht dhe një kompani mund të kërkojë të marrë pjesë në garë për lote të veçanta ose në të gjithë projektin. Pallatet që do të rindërtohen janë përcaktuar sipas planeve të detyruara vendore në zonat e shpallura për zhvillim ose mund rindërtohen në sheshin ku ka ekzistuar më parë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Huawei sfidon Apple dhe Samsung me TV 5G

Gjiganti Huawei është duke u përgatitur për të nisur sfidën ndaj kompanive Samsung dhe Apple duke shkuar përtej fushës së smartfonëve, ku kompania kineze...

Ekonomia shqiptare gjatë pandemisë, Guvernatori i BSH mbledhje me misionin e FMN: Lehtësimi i masave krijoi premisa që efekti të vijë drejt reduktimit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar një mbledhje online me misionin e FMN-së ku ka skanuar ekonominë shqiptare gjatë pandemisë. Sejko tha...

Pacolli: Këtë verë, të gjithë do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në Europë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook ka uruar dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Pacolli me rastin e...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...