Rikthimi i pagesës së Rrugës së Kombit, edhe PD lëshon sinjalin e parë të luftës

Pak ditë para rikthimit të pagesës së Rrugës së Kombit, edhe PD e ka dhënë sinjalin e parë të një lufte të re ndaj qeverisë. Siç Vasili i LSI-së, edhe Spaho nga selia blu, e ka nisur mesazhin e tij duke i kujtuar Ramës ndjesën pas protestave

“Kryeministri i pacipë një muaj pasi u tha ‘më fal’ banorëve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës po i provokon sërish”, shpreht Spaho, duke e trajtuar ndjesën e Ramës si anullim i pagesës, ndërkohë që kryeministri e bëri atë për tjetër gjë, mosinforimin e duhur.

Më tej, Spaho ka paralajmëruar luftë.

“Harroje që kuksianët apo çdo shqiptar të paguajnë taksë për atë rrugë dhe kanë të drejtë të veprojnë kështu. Kij kujdes se këtë radhë do të të vijnë deri në Tiranë. Dhe nuk do të jenë vetëm”, shprehet deputeti demokrat, i shndërruar në skifter vitet e fundit në kushte opozite.

Si në rastin e LSI-së ku dy ministra të saj janë marrë me hartimin e skemës së pagesës, dhe PD gjatë qeverisjes e përgatiti një skemë të tilla. Por tani, të dyja forcat e kundërshtojnë atë nga pozita anti-qeveritare. /tesheshi.com/    

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi