Rikthehet ankthi për Saimir Tahirin: Prokuroria e do në burg, gjykata e izolon në shtëpi

Ditë pas lënies vullnetare të mandatit të deputetit, Samir Tahiri kalon në “arrest shtëpie” pas një vendimi të fundit të marrë nga gjykata e Krimeve të Rënda.

Ky vendim, siç bëhet e ditur nga gjykata, ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë për “arrest me burg”.

“Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.

Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga ‘Kodra e Diellit’, Pallati Nr.3”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Prej muajsh, Tahiri dyshohet për përfshirje në afera narkotrafiku, gjë të cilën ai e mohon kategorikisht dhe madje përcjellë herëherës mesazhe në publik se po lufton për të vërtetën e se ajo do triumfojë. Mu për këtë arsye ai braktisi dhe mandatin e deputetit, si një mesazh se nuk i trembet drejtësisë dhe se nuk ka pse mbrohet nga mandati. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi